Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Sylvinho e ftoi në Kombëtare, në Angli konfirmojnë dëmtimin e Armando Brojës

Shkruar nga NEWSPORT
Sylvinho e ftoi në Kombëtare, në Angli konfirmojnë
Armando Broja - Sylvinho

Armando Broja ishte mes emrave të ftuar nga Sylvinho për ndeshjet e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, më 7 dhe 10 shtator, të vlefshme për Nations League.

Sulmuesi shqiptar gjithashtu u transferua te Everton në orët e para të mëngjesit të sotëm duke i dhënë fund një sage të gjatë aludimesh për të ardhmen e tij. Huazim 1-vjeçar dhe e drejta e blerjes për 35 milionë euro nga Chelsea.

Megjithatë, pak ditë më parë ai ishte thuajse një lojtar i Ipsëich me të cilët kreu vizitat mjekësore, por dështoi në to për shkak të një problemi në tendinën e akilit. Në Angli, gazetari i njohur Paul Joyce raporton se Broja do të rikthehet të luaj në fushën e blertë në tetor duke prishur planet e Sylvinhos.

Braziliani e ftoi në Kombëtare edhe pse ai është i dëmtuar duke bërë që lista të pësojë të tjera ndryshime. Mbetet të shihet se kush do të jetë zëvendësuesi i sulmuesit në listën e kuqezinjve.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga