
Kristjan Asllani
Sot në mbrëmjë në orën 20:45 Interi luan në Serie A ndaj Bolognas. Sfida paraqitet e vështirë për zikaltërit, pasi bolonjezët i morën pikë Romës.
Kristjan Asllani paraqitet në formacionet e mundshme të takimit, duke bërë që Inzaghi mesa duket të ndërrojë mendje për legjionarin. Mesfushori me numrin 21 në fanelën legjendare italiane u paraqit për herë të fundit me Interin ndaj Venezias. Aty, elbasanasi bëri shumë mirë dhe u vlerësua me notën 7.3.
Pas finales së Superkupës me Milanin situata për Asllanin ka filluar të flasë pozitivisht. Duket se paraqitja e fundjavës ka psotuar alternativat e tjera dhe ka bërë që tekniku italian Inzaghi t’i jap akoma shanse lojtarit kuqezi.

Asllani në formacionin jozyrtar