Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Kapte me grushta çdo serb që shkelte në Beograd, Taulant Xhaka i bashkohet Kombëtares para sfidës së “jetës” (REAGIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Kapte me grushta çdo serb që shkelte në Beograd, Taulant Xhaka
Taulant Xhaka ne ndeshjen ndaj Serbise ne Beograd ne 2014

Ndeshje me Serbinë është shumë e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare. Kjo përballje është cilësuar si “jetike” për fatet e kuqezinjve për në Kupën e Botës 2026.

Nëj duel i cili për shkak edhe të të kaluarës vazhdon të bëjë shumë zhurmë dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithë tifozëve dhe jo vetëm. Në një postim të FSHf-së, ku zbulohet axhenda e kësaj përballjeje, një kombent bie në sy.

Është ai i Taulant Xhakës, i cili ka komentuar disa flamuj shqiptarë. Ish-mesfushori i kuqezinjve është “tmerri” i kundërsharëve, pasi të gjithë i mbajmë mend ato momente ku në mes të Beogradit kapte me grushta çdo serb që shkelte fushës.

E në prag të sfidës së “jetës”, Xhaka ka vendosur t’i bashkohet Kombëtares, për t’i dhënë mbështetjen maksimale dhe për t’i motivuar për të marrë një rezultat pozitiv.

Siç dihet përballja me Serbinë është programuar të zhvillohet ditën e nesërme në Leskovac, ora 20:45.

Kapte me grushta çdo serb që shkelte në Beograd, Taulant Xhaka
 

 

Poll

Lexo gjithashtu