Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Ia bëmë të ditur Shqipërisë se nuk mund të luajë”, te Sivasspor të “irrituar” me Kombëtaren: U thamë se Manaj do të mungojë gjatë

Shkruar nga NEWSPORT
“Ia bëmë të ditur Shqipërisë se nuk mund të
Rey Manaj

Rey Manaj ishte një prej 28 futbollistëve të grumbulluar nga Sylvinho për 2 ndeshjet e këtij muaji. Por fatkeqësisht sulmuesi nuk mundi të jetë i gatshëm për Çekinë dhe Ukrainën për shkak dëmtimi.

Lushnjari pas analizave të bëra nga stafi mjekësorë i kuqezinjve u pa e arsyeshme që të largohet ga grumbullimi, pasi e kishte të pamundur të kontribuonte për ekipin, passi i duhej të rikuperohej dhe se gjëndja e tij nuk premtonte.

Një mungesë e madhe për Sylvinhon për këto 2 sfida mjaft të rëndësishme. Në lidhje me dëmtimin e Manajt ka dalë me një deklaratë zyrtare Sivasspor. Klubi turk ka theksuar se lojtari ka pësuar një dëmtim muskulor dhe se për këtë diagnozë ishte vënë në dijeni edhe stafi i Kombëtares.

“Lojtari ynë Rey Manaj ka pësuar një dëmtim në muskulin e këmbës së djathë në ndeshjen ndaj Adana Demirspor të luajtur me 25 tetor. Atij iu diagnostikua një dëmtim muskulor gjatë testeve fizike, në përputhje me raportin e përgatitur nga doktori i klubit, në të cilin përcaktohej se Manajt i nevojitej një periudhë rehabilitimi prej të paktën 4-6 javësh.

Gjatë kësaj periudhe, lojtari ynë nuk mund të luante ndaj Rizespor dhe Fenerbahçes për shkak të këtij dëmtimi.Të premten, më 8 nëntor, klubi ynë informoi ekipin kombëtar të Shqipërisë rreth situatës aktuale të dëmtimit të lojtarit dhe i bëmë të ditur se nuk ishte në gjendje për t’u përzgjedhur për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Ukrainës në Nations e Kombeve.

Sportisti ynë, i cili u ftua në ekipin kombëtar për të bërë rehabilitimin, u hoq nga skuadra e Shqipërisë pasi mori një mjekim. Rey Manaj do të kthehet në Sivas në javën e ardhshme dhe të vazhdojë trajtimin e tij në ambientet e klubit”, thuhet në komunikatë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sivasspor (@sivasspor)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga