Taulant Balla - Armando Broja
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, në fjalën e tij sot në Kuvend, tregoi një “sekret”, ndërsa foli me superlativa për Malësinë e Madhe në “produktivitetin” e talenteve në radhët e Kombëtares:
“Që jam tifoz me Malësinë e Madhe, këtë nuk e fsheh. Dhe e them shpeshherë. Po mos të ishin djemtë e Malësisë së Madhe, nuk do kishim këtë nivel të Kombëtares së futbollit.
Faleminderit shumë!” Tre nga futbollistët më të spikatur në kontigjentin aktual te përfaqësuesja nga Malësia e Madhe janë sulmuesi Armando Broja dhe mbrojtësit Elseid Hysaj e Mario Mitaj.
Poll
