E ardhmja e Etnik Brrutit është e destinuar të jetë në Kroaci, por jo tek Rijeka siç ishte raportuar më herët nga mediat.
Sipas mediumit kroat "Telesport", mesfushori i Kombëtares Shqiptare do të transferohet në Hajdukun e Splitit, një rival i drejtpërdrejtë i Rijekës në kampionatin kroat.
Për të konfirmuar edhe më shumë këtë kthesë në vendimin e lojtarit shqiptar, është dhe veprimi i bërë nga ana e Eros Grezdës, ish-sulmuesit të Osijek, i cili ka ndarë me ndjekësit një fotografi së bashku me Brrutin, në një kafene në qytetin e Splitit.
Kështu, dilemat për klubin e ri të mesfushorit mund të marrin fund, pasi është vetëm çështje ditësh që marrëveshja të konkretizohet dhe zyrtarizohet nga vetë klubi i Hajdukut.
