
Taulant Seferi
Taulant Seferi dhe Mirlind Daku janë 2 nga mungesat më të mëdha të Kombëtares shqiptare për duelet me Anglinë dhe Andorrën. I pari është lënë jashtë nga Sylvinho për arsye taktike, ndërsa i dyti po vuan nga një dëmtim.
Por tashmë ish-i i Tiranës ka ripostuar një foto në rrjetet sociale, ku ndodhet edhe Daku. Në mbishkrimin e fotos shkruhet: “Dyshja më e mirë”.
Një mesazh mbase drejtuar brazilianit për lënien e tij jashtë listës së kuqezinjve për 2 sfidat kualifikuese. Kujtojmë se Seferi me Kombëtaren ka mundur të luajë në 26 ndeshje, ku ka mundur të shënojë edhe 3 gola.

Poll