Sokol Cikalleshi ka shpërthyer sot në ndeshjen në Iran për llogari të Tractor. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 3 gola brenda 61 minutave të aktivizuara.
Tractor fitoi takimin me rezultat spektakolar 7-0 kundër Ravshan në sfidën e kompeticionit Champions League të Azisë por niveli i dytë i skuadrave pasi formati ka ndryshuar.
Me hat-trickun e tij sot ish-i Kombëtares mori një super vlerësim maksimal që edhe pse nuk e bëri njeriun e ndeshjes përsëri mbetet një vlerësim për t’u admiruar.
Cikalleshi goditi 4 herë kuadratin, dribloi suksesshmë 3 herë, fitoi 7 duele dhe dha 94% të pasimeve në mënyrë perfekte.
Me pak fjalë “bomberi” dha një performancë fantastike në çdo kuptim në Republikën Islamike të Iranit, e cila është një eksperiencë e re për të, po jo për shqiptarët.
Kujtojmë këtu në këtë shtet ka luajtur një tjetër goleador si Xhevahir Sukaj, ish-i i Partizanit.