Keidi Bare
Keidi Bare është rikthyer sërish protagonist në kampionat, me shqiptarin që po bën paraqitje fantastike me Real Zaragoza në La Liga 2. 28-vjeçari së fundmi ka shkëlqyer në sfidën që Reali fitoi 3-2 ndaj Leganes.
Fieraku falë paraqitjes së bërë është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 16-të të La Liga 2. Madje nga “Soffascore” është vlerësuar me notën 7.9.
Ndërkohë vlen të theksohet se Bare prej thuajse 2 vitesh nuk grumbullohet nga Kombëtarja shqiptare. Hera e fundit që ka qenë pjesë e kuqezinjëve është 25 mars 2024.
Galeria fotografike ()
Poll
