
Indrit Tuci
Indrit Tuci mund të ndryshojë skuadër në orët e fundit të kësaj merkatoje. Sipas mediave në Itali bëhet me dije se sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarin e Venezia-s.
23-vjeçari ndodhet në listën e drejtuesve dhe kalimi i tij në Itali duket së do të ndodhë shumë shpejt. Aktualisht Tuci është pjesë e Sparta Prague në Çeki, ku në 13 ndeshje në këtë sezon ka mundur të shënojë 3 gola dhe të dhurojë 1 asist.
Gjithashtu Tuci ishte pjesë e grumbullimeve të Sylvinhos në ndeshjet e Nations League, ndërsa pritet të jetë një prej tyre edhe në kualifikueset e Kupës së Botës që do të nisin në muajin mars.
Poll