Brajan Gruda nuk do të vijojë të jetë pjesë e Leipzig, skuadër në të cilën është i huazuar dhe që ka vendosur të mos hedhë hapa për ta blerë përfundimisht nga Brighton në fund të këtij sezoni.
Njoftimin e ka dhënë gazetari Florian Plettenberg, i cili shkruan në profilin e tij në rrjetet sociale se drejtuesit e Brighton do të merren personalisht me këtë çështje, për t’i gjetur një tjetër drejtim të ri 21-vjeçarit, i cili nuk është në planet e klubit për t’i premtuar një vend në skuadër.
Po ashtu, gazetari sqaron se arsyeja pse gjermanët nuk do të hedhin hapa për të bërë të tyrin futbollistin me origjinë shqiptare nuk lidhet në mënyrë absolute me formën që ai po tregon, por për faktin se buxheti i tyre ka arritur “limitet”.
Mbetet për t’u kuptuar se çfarë zgjedhje do të bëjë dhe vetë Gruda, i cili në anën tjetër i duhet të marrë një vendim të rëndësishëm për karrierën e tij, pasi siç kuptohet, prania e tij tek këto dy skuadrat shihet “e tepërt”.
???????? Brajan #Gruda will officially bid farewell to RB Leipzig on Saturday. His loan expires and there is no option to buy.
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) May 8, 2026
Leipzig are happy with him, but for now he will return after 3G/3A. Another straight loan is not an option for Brighton - only with an obligation to buy. A… pic.twitter.com/ij3RA7YVmv
