
Kristjan Asllani kundër Veronës
Kristjan Asllani po flitet vetëm pozitivisht në Itali. Shumë media kanë theksuar paraqitjen e shqiptarit dhe i kanë dhënë ‘jehonë’ lojës së tij. Kundër Veronës, mesfushori i Interit dha një asist shumë të bukur në golin e De Vrij.
Mediaset ka qenë një nga ato media që ka çmuar Asllanin. Media prestigjoze i ka dhënë notën e lartë 7 legjionarit, si dhe ka theksuar se mesfushori shqiptar e kreu detyrën dhe doli si një nga më të mirët e’ klasës’.
Në Sofascore, Kristjani vlerësohet edhe më lartë.
Lojtari elbasanas thuhet se e kaloi testin me sukses në sytë e Inzaghit. Pritet që edhe pas rikthimit të turkut Calhanoglu, futbollisti i Kombëtares mos t’a humbas vendin në formacion, nëse vazhdon me këto ritme.
Poll