Momenti i incidentit
Një incident është regjistruar mbrëmjen e sotme në stadiumin ‘Air Albania’. Një tifoz anglez, i cili kishte ardhur për të ndjekur nga afër kombëtaren, ngeci papritur në portat e sigurisë së stadiumit pak përpara fillimit të ndeshje.
Nga pamjet e postuara nga Top Channel, shihet sesi tifozi mbetet i bllokuar sapo kalon. Menjëherë ka ndërhyrë stafi i sigurisë duke zhbllokuar sistemin për të nxjerrë tifozin.
Kujtojmë se ndeshja përfundoi 0-2 në favor të “3 Luanëve”. Megjithatë, Shqipëria mbetet në “play-off” në rrugëtimin drejt Botërorit 2026.
View this post on Instagram
Poll


