Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

VIDEO/ Shqipëria U17 pëson 3 herë, kuqezinjtë e vegjël nuk ia dalin në “tokën” kroate

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shqipëria U17 pëson 3 herë, kuqezinjtë e vegjël
Kroaci U17 - Shqipëri U17

Kombëtarja U-17 luajti sot ndeshjen e dytë në raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026 ndaj Kroacisë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Trate Nedelišće” u mbyll me fitoren e Kroacisë 3-0.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Klejton Uruci (GK), Kostantinos Varesi (C), Xhoel Mezani, Ettore Pierro Dennis, Petro Marku, Dion Vata, Mattias Allasufi, Armend Muslika, Frensi Mali, Sokol Uldedaj, Daniele Lulaj.

Kroacia mori avantazhin në minutën e 10-të me Luka Bartolovic. Në minutën e 26-të Matej Milicic dyfishoi rezultatin, ndërsa Juraj Frigan shënoi të tretin në të 35-ën.

Fraksioni i dytë nisi me tre ndryshime për Shqipërinë. Nga loja dolën Frensi Mali, Daniele Lulaj dhe Armend Muslika, ndërsa u aktivizuan Simon Uldedaj, Ermal Ymeri dhe Elson Himallari.

Gjatë pjesës së dytë skuadra u përpoq të reagonte, duke krijuar disa mundësi për shënim, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Takimi u mbyll me shifrat 3-0 për Kroacinë.

Përballja e fundit për Kombëtaren U-17 në raundin e parë kualifikues do të jetë ndaj Kazakistanit më 17 nëntor në orën 11:30.

Golat e ndeshjes

 

Poll

Lexo gjithashtu