Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Turneu triangolar U-19 në ‘Shtëpinë e Futbollit’, Shqipëria luan ndeshjen e parë me Moldavinë

Shkruar nga NEWSPORT
Turneu triangolar U-19 në ‘Shtëpinë e Futbollit’,
Kombetarja U-19 stervitje

Turneu miqësor triangolar i Kombëtareve U-19 nis nesër në “Shtëpinë e Futbollit”, me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Kosovës dhe Moldavisë.

Shqipëria U-19 është grumbulluar prej disa ditësh dhe po zhvillon përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Juljan Ahmataj.

Në listën e lojtarëve ka vetëm një ndryshim. Portieri Darius Zadeja është larguar për shkak të një gjendjeje gripale, ndërsa në vend të tij është ftuar Erno Mustafa. Portieri i Partizanit i është bashkuar mëngjesin e sotëm ekipit. Pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje shumë të mirë dhe gati për të dhënë maksimumin.

Ndeshja hapëse e turneut do të luhet nesër më 4 shtator, në orën 17:00, mes Shqipërisë U-19 dhe Moldavisë U-19. Më 6 shtator, në orën 10:30, do të zhvillohet takimi Moldavi U-19 – Kosovë U-19, ndërsa më 8 shtator, po në orën 10:30, do të luhet sfida e fundit Shqipëri U-19 – Kosovë U-19. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Poll

Lexo gjithashtu