
Shqipëria ndeshet me Serbinë në grupin kualifikues të Kupës së Botës. Trajneri I Burrelit, Ditmar Bicaj pati fatin të ishtë dëshmitar I barbarizmave të Serbisë në Beograd në atë natë makthesh.
Ish-futbollisti ka folur në OraNews se si e parashikon këtë përplasje ballkanase që ripërsëritet pas 10 vitesh. Dikur ai ka patur ndjesinë e frikës, ndërsa tani do të shijojë sfidën si spektaktor dhe jo nga shkallët e stadiumit të kryeqytetit serb.
“Luaja në Iran. Morëm 4 ditë pushimi dhe sigurova një biletë për të parë takimin. Kur shkova në aeroport kishte shumë forca policore, a thua se ishim në luftë.
Atmosfera në stadium pasi u fut droni ishte diçka që as e kisha imagjinuar. Me përjashtim të delegacionit shqiptar, pjesa tjetër flisnin të gjithë serbisht. Ishte diçka që nuk më ka bërë të ndihem mirë.
Ishte një ndeshje e një shkalle shumë të lartë vështirësie dhe çdo gjë doli jashtë kontrollit.
Duke parë momentin e përshkallëzimit, normalisht që kishim frikë dhe nuk kuptohej nëse ishim ne që kishim pushtuar serbët apo ata ne, pasi urrejtja e tyre ishte e një shkalle shumë të lartë.”, u shpreh Bicaj.