
Sylvinho & Taulant Balla
Kombëtarja shqiptare do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme në këto kualifikuese. Kuqezinjtë do të udhëtojnë këtë javë për t’u përballur me Serbinë të shtunën në mbrëmje.
Të gjithë në kombin tonë do të ëndërronin për një fitore të mundshme në këtë transfertë. Një prej tyre që shpreson për një fitore është Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Ky i fundit është takuar me trajnerin Sylvinho teksa ka bërë një status epik në faqen e tij zyrtare. “Kur të vjen trajneri i Kombëtares në Njësinë 5 Tiranë dhe ti ëndërron fitoren të shtunën”, ka shkruajtur Balla.
Poll