
Një talent shqiptar ka bërë debutimin e tij në Superligën e Greqisë ditën e djeshme. Bëhet djalë për 17-vjeçarin Deivid Hoxha që ka dalë për herë të parë me ekipin e Panetolikos.
Ekipi i talentit kuqezi u mposht dje nga Athens Kallithea me rezultatin minimal 1-0, por kjo ishte një mbrëmje e madhe për Hoxhën pasi u aktivizua në fushën e lojës në minutën e 81-të të takimit.
Në mars të këtij viti, sulmuesi 17-vjeçar ka bërë dhe debutimin e tij të parë me Shqipërinë e moshave U-19. Ai më parë ka bërë pjesë në moshat e Greqisë U-19, por më pas ka zgjedhur të veshë ngjyrat kuqezi.
Në kampionatin U-19 të Greqisë me ekipin e Panetolikos, Deivid Hoxha ka shënuar 9 gola dhe një asistim në 17 paraqitje të zhvilluara.