Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

SHRF Fier mban Asamblenë e Përgjithshme, anëtarja e KE, Anila Basha: Synimi, përfshirja e sa më shumë të rinjve në futboll përmes projekteve

Shkruar nga NEWSPORT
SHRF Fier mban Asamblenë e Përgjithshme, anëtarja e KE, Anila
SHRF Fier

Shoqata Rajonale e Futbollit Fier (SHRFF) zhvilloi sot punimet e Asamblesë së Përgjithshme, një proces mjaft i rëndësishëm për zonën e futbollit rajonal të Fierit.

Në këtë takim ishin të pranishëm 23 anëtarë të shoqatës të përfaqësuar nga 33 delegatë, të cilët diskutuan pikat e përcaktuara në rendin e ditës, që kishin të bënin me miratimin e pasqyrave financiare, miratimin e buxhetit për vitin 2025, zgjedhjen e delegatëve që do të përfaqësojnë SHRFF në asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, pranimin për anëtarësim dhe miratimin e emblemës së re të SHRFF.

Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier ishte e pranishme edhe anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, e cila e nisi fjalën me një urim të veçantë për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv, Anila Basha, tha se mbështetja kryesore e FSHF është vendosur te të rinjtë dhe falë projekteve të rëndësishme, synimi kryesor është që akoma më shumë të rinj të përqafojnë sportin e bukur të futbollit.

“Le ta fillojmë me një urim shumë të bukur. Sot është Pavarësia e Kosovës, ndaj nga asambleja juaj, ne bashkë t’i urojmë dhe japim përshëndetjet më të mira Kosovës dhe vëllezërve tanë atje.

FSHF, sikur ju e dini, do të përballet me ngjarje madhore të rëndësishme, për të cilat, ne në qendër dhe ju në bazë, mund të jemi zëri i padiskutueshëm, një vlerë e shtuar, për të treguar me forcë atë çka po bëhet. Përveç anëtarëve dhe juve që punoni në terren, janë mbi 28 mijë futbollistë të regjistruar, që janë shifrat më të mira ndonjëherë të përfaqësimit të një sporti.

Vëmendja kryesore e FSHF është vendosur te të rinjtë, Grassroots, fëmijët, duke u munduar të përqafojmë akoma më shumë të rinj në lojën tonë. Incentivimi i futbollit të vajzave do të vazhdojë, projekte të rëndësishme si “Uniforma Ime”, “UEFA Playmakers”, “Topi im”, “FIFA Forward”, TDS, Elite Youth Development Academy, na mbështeten nga UEFA dhe GIFA dhe duhet të përcillen edhe në bazë.

Nga aspekti teknik apo organizativ ndoshta duhet të jemi më të zëshëm, ashtu sikurse e kemi theksuar në çdo mbledhje të asambleve deri tani, mbi sponsorizimin dhe mbështetje. Pavarësisht mbështetjes që marrim si Shoqata Rajonale, duhet që puna të përqendrohet te sponsorët lokalë. Sa më shumë fonde të marrim, aq më mirë i shërbejmë futbollit, aq më shumë investime hyjnë në botën e futbollit, aq më shumë rezultate do të kemi.

Padyshim që mbështetja e Federatës do të vazhdojë me projektet që përmenda, por në bashkëpunim me partnerët privatë dhe pushtetin vendos, të vazhdojmë projektin “100 fushat” që prej tre vitesh vijon me sukses. Unë kam parë gjithmonë që në zonat e Veriut ka më shumë aplikime, janë më të gatshëm për të aplikuar dhe përfituar nga projekti “100 fushat”. Unë jam e bindur që kemi nevojë akoma për infrastrukturë për të trajnuar stafet, akademitë, të rinjtë, fëmijët. Shpresoj të kemi të njëjtën qasje për gjërat dhe jam këtu për të mbajtur çdo vërejtje dhe sugjerim nga ju, për ta përcjellë atë më lart” – tha ndër të tjera anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha.

Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, Ilias Haxhiraj falënderoi të pranishmit në Asamblenë e Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier dhe theksoi angazhimin e Shoqatës gjatë periudhës midis dy asambleve për realizimin e objektivave, veçanërisht për trajnimin e administratorëve të sistemit Comet dhe formalizimin e ekipeve. Ai vlerësoi projektet e FSHF-së dhe mbështetjen e pushtetit vendor për përmirësimin e infrastrukturës, duke ftuar shoqatat që të angazhohen dhe të bëhen pjesë aktive e komunitetit futbollistik.

Gjatë Asamblesë së SHRF Fier u miratuan pasqyrat financiare dhe buxheti për vitin 2025.

Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier iu shtua dhe një anëtar i ri me të drejtë të plota që është “K.S Arnisa”sh.a.

Delegatët që do të përfaqësojnë SHRFF në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së janë: Ilias Haxhiraj, Andi Papuçiu dhe Erika Bregu.

Gjithashtu, anëtarët votuan pro për të miratuar emblemën e re të SHRF Fier.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga