
Prej 3 shkurtit, Shoqatat Rajonale të Futbollit në të gjithë Shqipërinë po zhvillojnë Asambletë e tyre të Përgjithshme, një proces mjaft i rëndësishëm për drejtimin e futbollit rajonal.
Nesër do të mbahet Asambleja e SHRF Fier, ku do të shqyrtohet raporti i aktivitetit të shoqatës, do të miratohen pasqyrat financiare dhe buxheti për vitin 2025, si dhe do të diskutohen objektivat për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në këtë rajon.
Një nga pikat kryesore të rendit të ditës do të jetë zgjedhja e delegatëve që do të përfaqësojnë SHRF Fier në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Këta delegatë do të kenë një rol të rëndësishëm në vendimmarrjet e ardhshme për organizimin dhe zhvillimin e futbollit në nivel kombëtar.
Gjithashtu, në këtë Asamble do të shqyrtohen edhe kërkesat për anëtarësim në SHRF Fier.