Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Rruga drejt Euro 2026! Kombëtarja U17 publikon listën, trajneri Tafaj fton 20 lojtarë (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Rruga drejt Euro 2026! Kombëtarja U17 publikon listën, trajneri Tafaj
Kombëtarja U17

Kombëtarja shqiptare U-17 nis të dielën grumbullimin për sfidat e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026. Përfaqësuesja jonë është pjesë e grupit 8 së bashku me Holandën, Kazakistanin e Kroacinë. Këta të fundit do të jenë edhe pritës të mini-turneut të këtij raundi.

Trajneri Fatjon Tafaj ka grumbulluar 20 lojtarë për këto sfida të rëndësishme, dy prej të cilëve portierë, 8 mbrojtës, 6 mesfushorë dhe 5 sulmues. Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin direkt në Kroaci, ku do të zhvillojnë edhe përgatitjet për këto kualifkuese.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë të këtij raundi kundër Holandës më 11 nëntor në ora 13:45. Sfida e dytë e kuqezinjve është ajo ndaj vendasve të Kroacisë, më 14 nëntor në ora 11:30 ndërsa përballja e fundit e këtij grupi do të jetë ndaj Kazakistanit më 17 nëntor në ora 11:30.

Të gjitha ndeshjet e këtij raundi do të transmetohen live në FSHF Tv.

Rruga drejt Euro 2026! Kombëtarja U17 publikon listën, trajneri Tafaj
LISTA

 

Poll

Lexo gjithashtu