Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Projekti “Step by Step” vijon në “Shtëpinë e Futbollit”, këtë javë në fokus grupmosha U-17

Shkruar nga NEWSPORT
Projekti “Step by Step” vijon në “Shtëpinë e
Step by Step

Projekti “Step by Step” vazhdon çdo javë në “Shtëpinë e Futbollit”, ku trajnerët e ekipeve kombëtare stërvisin dhe vëzhgojnë ecurinë e futbollistëve më të talentuar të klubeve dhe akademive shqiptare.

Ky program i veçantë ka si qëllim të përfshijë lojtarët më premtues të grupmoshave U-15, U-17 dhe U-19, që jetojnë dhe luajnë në Shqipëri.

Këtë javë ishte radha e futbollistëve të grupmoshës U-17, të cilët u stërvitën nën drejtimin e trajnerit të Kombëtares U-17, Andrea Tedesco.

Stërvitja u fokusua në aspektet fizike, teknike dhe taktike, ndërsa trajneri ndoqi nga afër gjendjen e lojtarëve në prag të grumbullimit zyrtar që Shqipëria U-17 ka në mars për raundin e dytë të kualifikueseve.

Kuqezinjtë janë pozicionuar në Grupin B6, së bashku me Uellsin dhe Azerbajxhanin, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në vendin tonë më 19, 22 dhe 25 mars.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga