Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Presidenti i FSHF-së pritet nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku vlerëson momentin e takimit me Armando Dukën

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i FSHF-së pritet nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku
Papa Françesku dhe Armando Duka

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është pritur sot në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku në Vatikan.

Një takim mjaft i veçantë, ku Presidenti Duka i shprehu Shenjtërisë së tij falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e paçmuar që ka dhënë në lartësimin e vlerave të humanizmit dhe mesazhet e tij për paqen dhe unitetin në të gjithë botën.

Papa Françesku vlerësoi rolin e sportit në ndërtimin e një shoqërie më të bashkuar dhe më të drejtë.

Takimi ishte një moment simbolik që nënvizoi rëndësinë e sportit si një urë komunikimi mes popujve në botë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga