Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Përfundon edicioni i dytë i kursit “UEFA Goalkeeping B”, diplomohen 23 trajnerë të rinj

Shkruar nga NEWSPORT
Përfundon edicioni i dytë i kursit “UEFA Goalkeeping B”,
UEFA Goalkeeping B

Pas 7 muajsh pune intensive është mbyllur me sukses edicioni i dytë i kursit “UEFA Goalkeeping B”. Kursi që nisi më 4 mars 2024 u udhëhoq nga Departamenti i Edukimit në FSHF dhe u mbyll me ceremoninë e diplomimit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Plot 23 trajnerë të rinj portierësh morën diplomën e “UEFA Goalkeeping B”, që u dorëzuan nga specialistët e Departamentit të Edukimit.

Në edicionin e dytë të kursit “UEFA Goalkeeping B”, morën pjesë trajnerë portierësh nga klube të ndryshme shqiptare dhe kursi u zhvillua i kombinuar me orë teorike dhe praktike.

Gjatë gjithë kursit ishin të ftuar disa lektorë të huaj si Luca Squinzzani, trajneri i portierëve në akademinë e Juventusit, Manuel Amorosso, trajneri i portierëve në akademinë e Interit, Marco Roccati, ish-portieri i disa klubeve italiane me një karrierë të suksesshme edhe si trajner i portierëve në Kombëtaret e grupmoshave të Italisë, Michael Fuchs, trajner i portiereve në Kombëtaren A të Gjermanisë për vajza, Lorenzo Fattori koordinator i portierëve në klubin e Fiorentinës dhe shumë të tjerë, të cilët ofruan eksperiencën e tyre të vyer përgjatë leksioneve teorike dhe praktike.

Me përfundimin e këtij kursi, trajnerët e diplomuar janë kandidatë për nivelin më të lartë të specializimit, atë të licencës “UEFA Goalkeeping A”, që përfaqëson një standard më të avancuar të trajnimit për portierët në fushën e futbollit.

Roli i portierit është shumë i rëndësishëm në mbrojtjen e ekipit dhe një trajner i mirë portierësh është kyç në zhvillimin e aftësive të nevojshme për suksesin e ekipit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga