Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Nesër nis turneu “UEFA Development” U-16 për vajza, Shqipëria përballet me Gjeorgjinë në ndeshjen e parë

Shkruar nga NEWSPORT
Nesër nis turneu “UEFA Development” U-16 për vajza,
Kombëtarja shqiptare U-16 e vajzave

Turneu “UEFA Development” U-16 për vajza nis nesër në Tiranë, ku do të luhen ndeshjet e para. Në këtë turne marrin pjesë katër ekipe kombëtare; Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Gjeorgjia, ndërsa të gjitha takimet do të luhen në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Kombëtarja shqiptare U-16 është grumbulluar në Durrës dhe ka kryer përgatitjet në kompleksin “Tropikal”, ku ka zhvilluar disa seanca stërvitore nën drejtimin e trajneres Cyme Lulaj. Të gjitha futbollistet janë në formë të mirë dhe në dispozicion për ndeshjen e parë, që do të luhet ndaj Gjeorgjisë, ditën e nesërme në orën 15:00.

Ndeshja tjetër do të jetë ajo mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, që do të luhet po nesër, në orën 11:30.

Takimet e dyta janë programuar më 15 prill. Maqedoni e Veriut – Gjeorgji do të luhet në orën 11:30, ndërsa Shqipëri – Bullgari në orën 15:00.

Turneu “UEFA Development” U-16 për vajza do të mbyllet më 18 prill me dy ndeshjet e fundit;  Gjeorgjia do të përballet me Bullgarinë në orën 11:30, ndërsa Shqipëria me Maqedoninë e Veriut në orën 15:00.

Ky turne është një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar talentet e reja dhe për të promovuar futbollin e vajzave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga