
Kombetarja U19
Kombëtarja U-19 do të luajë nesër ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë kanë mbyllur përgatitjet për këtë takim në stadiumin “Skënderbeu”, në Korçë, aty ku do të luhet ndeshja.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka disa ndryshime në listën e lojtarëve. Janë larguar nga grumbullimi për arsye dëmtimi Xheto Joi Nuredini dhe Samuele Sina. Trajneri Julian Ahmataj ka ftuar Enea Elmazin, Rinaldo Nelën dhe Deivid Hoxhën.
Pjesa tjetër e grupit është në gjendje të mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut. Takimi Shqipëri U-19 – Maqedoni e Veriut U-19 do të luhet nesër në stadiumin “Skënderbeu”, në orën 15:00.
Poll