U transmetua live në FSHF TV emisioni i 18-të i “Në Shtëpinë e Futbollit”, nën drejtimin e moderatores Lenida Halilaj. Në studio ishin të ftuar Envi Hicka, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, dhe specialisti i futbollit, Ardi Behari.
Pjesa e parë e emisionit iu dedikua Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të FSHF, ku Presidenti Armand Duka mori besimin e plotë të të gjithë anëtarëve për të udhëhequr futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme. Në fokus ishte edhe fjalimi i Gabriele Gravina, Zv. President i UEFA-s dhe President i Federatës Italiane të Futbollit, i cili vlerësoi zhvillimin dhe progresin e futbollit shqiptar nën drejtimin e Presidentit Duka.
Në këtë Asamble u zgjodhën edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF, ku pesë prej tyre janë risi dhe sjellin eksperiencë dhe vizion të ri për zhvillimin e futbollit në vend.
Pjesa e dytë e emisionit u fokusua te legjionarët shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Paraqitjet e Ylber Ramadani, Ernest Muçit, Rey Manaj, Jasir Asanit dhe Thomas Strakoshës u analizuan nga të ftuarit, ku spikatën golat vendimtarë dhe pritjet e rëndësishme të Strakoshës.
Në fund, diskutimet u përqendruan tek java e 24-t e “Abissnet Superiore”. Forma e jashtëzakonshme e Vllaznisë, triumfi i Partizanit në derbi, rikthimi i Teutës te fitoret, si dhe barazimet e Egnatias ndaj Vlorës dhe Dinamo City ndaj Flamurtarit, ishin pjesë e analizave dhe komenteve në studio.
