Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re do të ndërtohet në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re do të
100 fushat

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar propozimin e Bashkisë së Durrës për ndryshimin dhe zgjerimin e projektit, si edhe bashkëfinancimin për ndërtimin e një fushe të re futbolli në Katund të Ri.

Sipas projektit të rishikuar, fusha do të ndërtohet me bar natyral dhe do të pajiset me ambiente shtesë funksionale, përfshirë dhoma zhveshjeje dhe një tribunë me kapacitet prej 735 ulësesh, duke krijuar kushte bashkëkohore për zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Në kuadër të kësaj bashkëpunimi, Federata Shqiptare e Futbollit do të marrë përsipër rrethimin e fushës, mbjelljen e barit natyral, instalimin e sistemit të vaditjes, sigurimin e makinerive për mirëmbajtjen e fushës, si edhe vendosjen e portave.

Fusha do të jetë praktikisht një mini-stadium, që do të ofrojë të gjitha kushtet dhe facilitetetet e përshtatshme për zhvillimin e seancave stërvitore edhe të skuadrave profesioniste.

Ky investim është pjesë e strategjisë së FSHF-së për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin, në bashkëpunim me pushtetin vendor, me synim krijimin e kushteve më të mira për klubet, akademitë dhe komunitetin sportiv, si edhe nxitjen e pjesëmarrjes së fëmijëve dhe të rinjve në futboll. 

Poll

Lexo gjithashtu