Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Historia po shkruhet me krenari”, presidenti i FSHF-së Armand Duka mesazh Kosovës pas kualifikimit të jashtëzakonshëm në “Play-Off”-in e Botërorit

Shkruar nga NEWSPORT
“Historia po shkruhet me krenari”, presidenti i FSHF-së Armand
Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka postuar në rrjetet sociale mesazh adresuar përfaqësueses së Kosovës, pas kualifikimit në “play-off”-in e Kupës së Botës 2026.

“Dardanët” mposhtën 2 – 0 Slloveninë dhe kanë “hipotekuar” vendin e 2-të në Grupin B. “Historia po shkruhet me krenari. Shqipëria dhe Kosova, bashkë për herë të parë në PLAY-OFF-in e një Kampionati Botëror!

Një muaj i dyfishte gëzimi për te gjithë shqiptarët. Urime Kosovë! Urime miku im, Agim Ademi!” Aktualisht, si Shqipëria ashtu edhe Kosova ndodhen në vazon e 3-të të kombëtareve nga “play-off”, çka do të thotë se në ndeshjen e parë nuk kanë shanset të luajnë ndaj njëra-tjetrës.    

Poll

Lexo gjithashtu