Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FSHF Sunday League/ 58 gola në 16 ndeshje, java e 11-të dhuron “show”

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF Sunday League/ 58 gola në 16 ndeshje, java e 11-të dhuron
Sunday League

FSHF Sunday League 9×9 vijon të konfirmohet si një nga kampionatet amatore më konkurruese, me ndeshje të luftuara dhe renditje që mbeten të hapura në të dy grupet edhe pas javës së 11-të.

Në Grupin A, Alpha CrossFit shënoi një tjetër fitore të rëndësishme, duke mposhtur FC Implant Swiss 3-1 dhe u shkëput në krye të renditjes me 33 pikë. Barrikada u ndal në shtëpi nga Dymbëdhjeta, duke u mposhtur 0-1 dhe mbetet në vendin e dytë me 30 pikë.

Three Lions 9×9 regjistroi një sukses të vlefshëm 2-0 ndaj Antigonean, ndërsa FC Luminesen triumfoi 4-1 ndaj Futura Dent. Ndeshje e luftuar ishte edhe përballja FC Tigres – Immi, që u mbyll në barazim 1-1. Friends Team fitoi 3-2 ndaj Tirana e Re, ndërsa FC Confucius dhe FC Messer arritën fitore të rëndësishme ndaj Mallakastrës dhe Happy Dent Center.

Pas 11 javësh, gara në Grupin A mbetet e fortë, me disa skuadra që synojnë zonat e sipërme të renditjes dhe me rivalitet të lartë nga java në javë.

Në Grupin B, FC Dajti vazhdon marshimin drejt kreut, duke fituar 3-1 ndaj JU AR PLAST dhe duke kryesuar renditjen me 31 pikë. FC Domja shënoi një fitore bindëse 4-0 ndaj Raiffeisen Bank dhe mban vendin e dytë me 28 pikë.

ATS u rikthye te fitorja me suksesin 5-2 ndaj FB Passion, ndërsa VILA-L MFC triumfoi 5-1 ndaj M&D. Dy ndeshje u mbyllën pa gola, JATA MARKET – PRIMO MFC dhe ALBAMER – FC Storm, ndërsa COCA COLA Tepelena fitoi 2-0 ndaj ELSO-s.

FSHF Sunday League/ 58 gola në 16 ndeshje, java e 11-të dhuron
 

 

Poll

Lexo gjithashtu