Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Final Four? Të shohim se cila do jetë skema për vitin tjetër”, presidenti Duka: Kampionati interesant, sidomos pjesa e dytë e tabelës

Shkruar nga NEWSPORT
“Final Four? Të shohim se cila do jetë skema për vitin
Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është i pranishëm në “Arena Egnatia” ku po zhvillohet sfida Egnatia-Elbasani. Numri 1 i FSHF-së doli në prononcim për mediat duke analizuar sezonin e deritanishëm dhe për formulën “Final Four”.

“Kampionati? Sidomos pjesa e dytë e tabelës është vërtetë interesante, mund të ndryshojë pas çdo takimi renditja. Siç pamë dje që dy skuadra nga fundi, Skënderbeu fitoi në transfertë dhe Bylisi kundër Vllaznisë, Teuta barazoi me Dinamon. Dhe nga vendi i gjashtë deri në të dhjetë, nuk mund të parashikosh asgjë. Është interesant, presim deri në fund se kush do të jetë verdikti final.

A do jetë përsëri formula me “Final Four”? Të përfundojë një herë e pastaj do të bisedojmë dhe do të shohim se cila do të jetë skema e vitit tjetër, bashkë me vetë aktoret, pjesëtarët e Ligës Profesioniste të klubeve shqiptare”, u shpreh Duka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga