Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FESTË e madhe në FSHF para duelit me Serbinë, shkak bëhet Armand DUKA (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
FESTË e madhe në FSHF para duelit me Serbinë, shkak bëhet
Armand Duka

Festë e madhe sot në FSHF. Armand Duka feston ditëlindjen. Presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit ka mbushur ditën e sotme 63 vjeç. Në këtë ditë speciale urimet për të janë të shumta.

Në rrjetet sociale, FSHF i uron gëzuar ditëlindjen Dukës, ndërsa i urojnë çdo të mirë në krye të këtij intitucioni.

“Sot i urojmë ditëlindjen Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka!

Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron Presidentit Duka çdo të mirë në jetë e në krye të futbollit shqiptar! Gëzuar President!”, shkruhet në postimin e FSHF-së.

Kujtojmë se Duka është president i FSHF-së që prej vitit 2002 dhe prej vitesh tashmë udhëheq këtë institucion, ndërkohë prej shtatorit të 2023 është edhe zëvendës presidenti i UEFA-s.

Siç dihet Kombëtarja shqiptare ka nisur prej ditës së djeshme grumbullimin dhe përgatitjet për duelin me Serbinë, takim i cili do të luhet ditën e shtunë në Leskovac, ora 20:45. Duel i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Poll

Lexo gjithashtu