
Europiani U17 “Shqipëri 2025” vazhdon që të zhvillohet normalisht në vendin tonë.
Sot është luajtur ndeshja e parë e raundit të dytë në grupin A, aty ku Shqipëria u mposht nga Gjermania. Dueli i zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 0-4 në favor të “panzerave”.
Një humbje fotokopje për kuqezinjtë e vegjël, pikërisht si ajo 0-4 përballë Portugalisë në “Arenën Kombëtare”, 3 ditë më parë. Ndërkohë që 4 golat e sotëm për gjermanët u shënuan nga Jeeremiah Mensah, Alexandar Staff, Widsom Mike dhe Keziah Oteng-Mensah.
Kështu, Gjermania shkon në kutoën e 3 pikëve në vendin e 3-të në grupin A. Ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi do të luhet në orën 20:30 në stadiumin “Arena Kombëtare”, ajo mes Francës dhe Portugalisë.
Golat e ndeshjes:
Jeremiah Mensah
Alexander Staff
Goli i Widsom Mike