Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Euro U17 reklamë për Shqipërinë, po të luaja ndaj Serbisë 1 milion përqind do shënoja”, Alban Bushi “sms” Sylvinhos: Duhet të jemi favoritë

Shkruar nga NEWSPORT
“Euro U17 reklamë për Shqipërinë, po të luaja
Alban Bushi

Euro U17 “Shqipëri 2025” ngriti ditën e djeshme siparin në “Arena Kombëtare”. Kombëtarja shqiptare u mposht 0-4 nga Portugalia në ndeshjen hapëse, por trajneri i Shpresave Alban Bushi thotë se rëndësi ka loja.

Në një intervistë të dhënë për “News24”, Bushi thotë se ky Europian është një reklamë shumë e rëndësishme për vendin tonë. Ndër të tjera, Alban Bushi ka folur edhe për Euro U21 2027, aty ku Shqipëria dhe Serbia do të bashkëpunojnë për të zhvilluar atë kompeticion.

Më tej, tekniku 51-vjeçar ka folur për ndeshjen që Shqipëria do të luajë ndaj Serbisë në muajin qershor, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Bushi thotë se në këtë sfidë, kuqezinjtë duhet të jenë favoritë.

Çfarë përfiton Shqipëria nga zhvillimi i Euro U17, pra për herë të parë në histori?

Përfitimet janë shumë të mëdha, është shumë e rëndësishme, është një nga kampionatet më të rëndësishme në Europë sa i takon mosave. E promovojnë Shqipërinë në të gjithë botën. Ka shumë përfitime edhe nga ana financiare. Sa i takon anës taktike, teknike, ne përfitojmë shumë. E pamë Portugalinë nivel i lartë, edhe pse mendoj se e përballuam mirë ndeshjen për 60-70 minuta.Kemi shumë talente te U17, pavarësisht se nuk u vunë në dukje. 2-3 lojtarë do bëhen shpejt për ekipin A.

A të shqetëson humbja 4-0 ndaj Portugalisë?

Nuk duhet parë rezultati. Rëndësi ka loja. Ekipi ishte kompakt. Diferencat janë aty, nuk jemi në nivel me Portugalinë. Unë mendoj se  e përballuam goxha mirë, patjetër që duhet të përmirësohemi.

Pati 2-3 elementë që të bindën, kush janë?

Kulla ishte lojtar shumë i mirë, me potencial për ekipin A. Shumë shpejt mund të luajë edhe te U21. Më kujtonte pak Manaj dhe Brojën. Portieri m’u duk i mirë. Lojtari me numër 10, Vukaj, m’u duk  lojtar me cilësi të jashtëzakonshme që Shqipëria nuk i ka as te ekipi A.

A është ky turne një eksperiencë e fituar edhe për Europianin e U-21 që do të zhvillohet mes Shqipërisë dhe Serbisë në 2027, një turne që mund të fitojmë përvojë?

Unë mendoj që edhe pse jemi një Federatë e vogël, i kemi bërë gjërat mirë. UEFA e ka parë si e organizuam finalen e Conference League dhe na dha mundësinë për organizimin e U17. E pamë dhe dje që ishte organizim perfekt sa i takon tifozëve. Domëthënë një organizim i mirë nga FSHF, duhet falenderuar.

Pas 17-vjeçarëve, radhën e ka kombëtarja A, ku do përballemi me Serbinë? E kujton shpesh ndeshjen e 14 tetorit 2014-tës?

E kujtojmë se është diçka që ka mbetur në mendjen e shqiptarëve. Ishte ndeshje e vështirë, me ngarkesë e dinamikë. Që kur u futëm në fushë, presioni ishte i madh. Nëse do vazhdonte loja, do fitonim atë ndeshje.

Pas thuajse një dekade, a kanë ndryshuar gjërat?

Gjërat ndryshojnë, njerëzit evulojnë. Ajo është plagë e hapur me Serbinë, pasi njerëzit kanë humbur familjarë. Ne jemi njerëz të futbollit dhe duhet të jemi të ftohtë në fushë. Mendoj se do e kalojmë me sukses këtë provë. Serbia pretendon për vendin e parë dhe i duhen 3 pikët me Shqipërinë. Në momentin që nuk marrin 3 pikëshin këtu, ata do jenë në presion. Nuk di si do e menaxhojë Sylvinho, por ne duhet të jemi favoritë.

Në aspektin emocional do jetë e vështirë, po në aspektin sportiv sa e vështirë do jetë?

Duhet qetësi sepse është ndeshje delikate. I kemi mundësitë për të fituar. Dinamika dhe emocionet janë aty. Sylvinho ka potencialin për të trnasmetuar këto mesazhe. Unë kam shumë besim, nuk ka si ndodh ndryshe.

Serbia është me nivel të lartë, në sfidën me Shqipërinë, çfarë i druhesh më shumë?

Unë mendoj se kualiteti dhe cilësia e tyre. Ka ekip solid dhe me kualitet. Mund të të bëjë dëm në çdo moment. Përqendrimin e kemi por jo shumë të gjatë. Ata mund të luajnë dobët por mund të të ndëshkojnë në fund.

A mund të kemi ndonjë risi, si përshembull Juljan Shehi që luajti në muajin mars?

Sylvinho ka mundësi zgjedhje, kemi parë që nuk luajnë Muçi apo edhe të tjerë. Duhet të jetë i zoti për të marrë më të mirën. Është i zoti të menaxhojë situatën mirë.

Çfarë ndjesie ke?

Unë mendoj që do e fitojmë atë ndeshje. Kam besim te zemra dhe shpirti që lojtarët do kenë. Do doja të luaja edhe vet, pavarësisht se jam 52 vjeç (Qesh). Po të luaja, jam 1 milion përqind i sigurt që do bëja gol.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga