Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Euro U17 që do të zhvillohet në Shqipëri, Armand Duka: Përgëzoj djemtë që mbyllën kualifikueset me fitore, suksese të gjithë skuadrave!

Shkruar nga NEWSPORT
Euro U17 që do të zhvillohet në Shqipëri, Armand Duka:
Armand Duka, president i FSHF

UEFA Euro U-17 që do të zhvillohet vitin e ardhshëm është një kompeticion presitgjioz që do të luhet në vendin tonë. Është pikërishtë Shqipëria shteti pritës për këtë Europian, teksa ditën e djeshme janë mbyllur dhe kualifikueset.

Ishte pikërisht Kombëtarja kuqezi e 17-vjeçarëve që mbylli këto kualifikuese me fitore 1-0 kundër Ishujve Faroe. Ndërsa presidenti i FSHF-së Armand Duka i cili përgëzon kuqezinjtë për këtë fitore, duke i uruar suksese edhe gjithë skuadrave të tjera, si Holanda dhe Kroacia që zhvilluan sfidat në vendin tonë.

"Gjatë një jave kemi pritur në vendin tonë kombëtaret U-17 të Holandës, Kroacisë dhe Ishujve Faroe, që zhvilluan së bashku me Kombëtaren tonë U-17 raundin e parë të kualifikueseve të UEFA Euro U-17 2025, që zhvillohet në Shqipëri verën e ardhme.

Dje u mbyllën takimet e fundit në grup dhe Kombëtarja jonë e mbylli me një fitore 1-0 ndaj Ishujve Faroe, kurse Kroacia mundi Holandën 3-1 në "Shtëpinë e Futbollit".

I përgëzoj djemtë tanë dhe stafin për fitoren, si dhe skuadrat për paraqitjet e bëra në këto ndeshje. Gjithashtu u uroj shumë suksese në vazhdim!", shkruan Armand Duka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga