Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Euro U17/ Nuk ka fitues në “Arena Egnatia”, Anglia dhe Belgjika bëjnë paqe (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Euro U17/ Nuk ka fitues në “Arena Egnatia”, Anglia dhe Belgjika
Anglia U17

Euro U17 “Shqipëri 2025” vazhdon që të zhvillohet normalisht në vendin tonë.

Ditën e sotme, Anglia dhe Belgjika barazuan në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë, në Grupin B. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë, përfundoi 1-1.

“3 luanët” gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 12-të të takimit. Autor i këtij goli ishte Alejandro Gomes. Ndërkohë për golin e barazimit te Belgjika, mendoi Noah Fernandez në minutën e 49-të.

Kështu, ekipet marrin nga një pikë dhe Belgjika renditet e para, ndërsa anglezët të dytën. Në orën 20:30 do të startojë ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Italisë dhe Çekisë që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”.

Goli i Anglisë

Goli i Belgjikës

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga