Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Euro U-17 “Shqipëri 2025”/ Ambasadori Gjasula në shkollën “Nënë Tereza”: Kombëtarja mund t’ia dalë me mbështetjen tuaj

Shkruar nga NEWSPORT
Euro U-17 “Shqipëri 2025”/ Ambasadori Gjasula në
Klaus Gjasula me femijet e shkolles "Nene Tereza"

Ka mbetur më pak se një muaj nga nisja e turneut final të Kampionatit Europian U-17 2025 që do të zhvillohet në vendin tonë nga data 19 maj deri më 1 qershor. Një event historik ku marrin pjesë Shqipëria dhe 7 përfaqësueset më të mira të Europës për këtë grupmoshë: Portugalia, Çekia, Gjermania, Franca, Italia, Belgjika dhe Anglia.

Në kuadër të këtij eventi, Federata e Futbollit ka nisur një fushatë promovuese në shkollat e katër qyteteve pritëse të turneut: Tiranë, Durrës, Rrogozhinë dhe Elbasan. Në një aktivitet të zhvilluar së fundmi në shkollën “Nënë Tereza” në Durrës mori pjesë edhe ambasadori i turneut, Klaus Gjasula .

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare ftoi nxënësit që të mbështesin Shqipërinë në këtë kampionat historik. “Ky event është një ngjarje shumë e madhe për Shqipërinë. Prandaj kemi ardhur në shkollë për t’ju ftuar ju, si tifozë, që të mbështesni Kombëtaren tonë.

Aspekti tjetër është që ju të shihni djemtë e rinj, çfarë kanë arritur dhe ëndrrën që po përjetojnë. Kjo do t’ju tregojë edhe juve se duhet të besoni gjithmonë te vetja, sepse një ditë mund të jeni ju ata që do t’ju shohim atje.

Nëse mbështesim njëri-tjetrin në vendin tonë, mund të arrijmë gjithçka. E di që është shumë e vështirë, por duhet të kemi në mendje që do të tregojmë paraqitje të mira, të kemi besim te vetja, te populli ynë, te vendi ynë, sepse kemi ecur përpara dhe asgjë nuk është e pamundur”.

Shqipëria është pjesë e grupit A së bashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Francën. Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen hapëse të turneut kundër Portugalisë në stadiumin “Arena Kombëtare” më 19 maj në ora 18:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga