
Alban Tafaj ishte i ftuari i radhës i emisonit “Sport News”. Ish-futbollsiti ka folur për ndeshjen e Kupës mes Laçit dhe Partizanit.
Tafaj ka qenë i delegaur në takimin e mesditës mes kurbinasve dhe “Demave”. Gjithashtu, delegati ka shprehur mendimin e tij rreth situatës së kryeqytetasve. Një mendim ekstra është bërë dhe për derbin që po afron.
"Pjesën e dytë kurbinasit meritonin që ta fitonin ndeshjen. Për mendimin tim, Laçi ka luajtur më mirë me 10 lojtarë se 11 lojtarë. Partizani nuk e shfrytëzoi epërsinë numerike në fushë.
Partizani nga katërshja është më pak e favorizuara, pasi i është prishur harmonia. Edhe këta që kanë ardhur si përforcime, duan kohë që të përshtaten. Lojtarët e rinj duan kohë.
Nëse Tirana ia del në derbi, do jetë një bonus i madh për pjesën e mbetur të sezonit. E kundërta do ndodhë nëse humbet. Morali kryesor ka të bëjë me vetë derbin, pasi një ndeshje e tillë nuk njeh renditje, as forcë. Problemi më i madh i Tiranës janë pikët.
Egnatia është ekipi më i mirë i kampionatit. Me përforcimet janë kompletuar në çdo repart. kanë ambicie për trofe", u shpreh Tafaj