Departamenti i Edukimit në Federatën e Futbollit njofton të gjithë trajnerët se në muajin dhjetor do të nisin rinovimet e licencave për ata të cilët zotërojnë UEFA PRO, UEFA A dhe UEFA B. Procesi i rinovimit të licencave do të zhvillohet nga data 2 dhjetor 2024 deri më 7 dhjetor 2024.
Të gjithë trajnerët të cilët kanë këto licenca duhet të paraqiten në Shtëpinë e Futbollit për të kryer rinovimin në këto data:
– UEFA B 2-3 dhjetor 2024
– UEFA A 4-5 dhjetor 2024
– UEFA Pro 6-7 dhjetor 2024
Tarifat e regjistrimit për rinovimin e licencës së trajnerit janë si më poshtë:
– Licenca Uefa B – 70 Euro
– Licenca Uefa A – 150 Euro
– Licenca Uefa Pro – 200 Euro
Pagesa kryhet pasi t’u jetë dërguar fatura përkatëse.
Departamenti i Edukimit në FSHF dëshiron të sqarojë të gjithë trajnerët që kanë në zotërim një nga këto tre licenca se procesi i rinovimit është i detyrueshëm dhe se licenca nuk do të jetë më e vlefshme nëse nuk është e rinovuar. Për t’u regjistruar aplikuesit duhet të dërgojnë në adresën [email protected] këto dokumente:
1. Fotokopje e ID ose e Pasaportës
2. Fotokopje të licencës
3. Numër kontakti
4. Fotografi format pasaporte