
Ditën e sotme, autobusi i Skënderbeut i ekipit të volejbollit të vajzave ka pësuar një aksident në Qafë-Thanë. Kjo ka ndodhur kur ekipi korçar po udhëtonte për t’u përballur me ekipin e Tiranës ditën e sotme.
Por si pasojë e këtij aksidenti, takimi është shtyrë për një afat të pacaktuar. Për ndodhinë e sotme të ekipit të Skënderbeut, ka reaguar dhe Klubi Shumësportësh i Tiranës në faqen zyrtare.
“KOMUNIKIM ZYRTAR
Sot, rreth orës 11:00, në aksin rrugor Qafë Thanë – Librazhd, automjeti që transportonte ekipin e volejbollit për femra të Skënderbeut të Korçës, i nisur drejt Tiranës për të zhvilluar ndeshjen e dytë finale të Superligës në Pallatin e Sportit në Farkë (ora 17:00), u përfshi në një aksident rrugor me një automjet tjetër.Si pasojë, pjesëtarët e ekipit kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa dy lojtare janë dërguar në spitalin e qytetit të Prrenjasit për një trajtim më të specializuar. Gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.
Në vijim, do të njoftoheni për datën dhe orarin e ri të zhvillimit të ndeshjes së dytë finale.
Klubi Shumësportësh Tirana u uron shërim të shpejtë lojtareve dhe stafit të ekipit të Skënderbeut”, shkruan Klubi Shumësportësh Tirana.