Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, përmes një postimit në rrjetet sociale, është shfaqur pranë Zv/Presidentit të UEFA-s dhe President të FSHF-së Armand Duka, sikurse Presidentit të FFK-së Agim Ademi (Federata e Futbollit të Kosovës). “Sebepi” kishte të bënte me rizgjedhjen e Ademit në pozitën e Presidentit në futbollin e Kosovës.
Përveç “fushës” politike, Balla është një dashamirës i futbollit, i cili gjen kohë të shpërndajë video nga golat e legjinarëve apo t’i atribuojë meritat figurave të rëndësishme në Shqipëri apo Kosovë.
Rasti më i “freskët” ka të bëjë me elozhet ndaj Agim Ademit, duke e identifikuar “të mençur” dhe “vizionar”. Po ashtu, Taulant Balla është shfaqur suportues për bashkëpunimin mes dy federatava.
“Bashkë me Zëvendës Presidentin e UEFA-s dhe Presidenti i FSHF-së Armand Duka, i shpreha urimet për rizgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës Presidentit Agim Ademi.
Rezultatet e deritanishme të futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare janë një promovim i shkëlqyer i shtetit të Kosovës dhe për këto rezultate ka një meritë të padiskutueshme drejtimi i mençur dhe vizionar i Agim Ademit.
Më vjen mirë që dy presidentët po punojnë për më shumë bashkëpunimin mes dy federatave tona. Do ishte arritje historike që Shqipëria dhe Kosova të kalojnë pozitivisht fund marsin dhe të kualifikohen në botëror”, mesazhi i Ballës.
Si Kosova dhe Shqipëria janë në fazën “Play-Off” të Kupës së Botës, arritje historike, por “ëndrra” nuk ka përfunduar.
