Izmir Smajlaj u pensionua nga atletika si sportist, por nuk u largua dot nga ky sport. Smajlaj vendosi që të kandidonte për president të Federatës Shqiptare të Atletikës.
Pikërisht në lidhje me këtë kandidim dhe zgjedhjet, ish-atleti ka reaguar në profilin e tij zyrtar në “Facebook”. Smajlaj njofton që zgjedhjet janë shtyrë për një moment të dytë, teksa pëfiton nga rasti për të falenderuar që të gjithë ata që e kanë mbështetur.
Postimi i Izmir Smajlit:
“I drejte ne sport, i drejte ne gare , i drejte ne jete!“
Ashtu sic jam mesuar ne sportin tim, gara eshte me e bukur me kundershtar te nivelit tend. Andaj, ndjej te bej kete reagim te shkurter online, ne lidhje me procesin zgjedhor te kandidimit per “ President I FSHA “ me ane te cilit u njoftova dhe vete pak caste me pare, ku komisioni zgjedhor ka caktuar te shtyj zgjedhjet e neserme per nje moment te dyte sipas ligjit te sportit dhe sepse , zyra e avokatise kerkoj me teper kohe qe te qartesoj kete ceshtje qe te jemi te gjithe konform ligjit.
Deri atehere, dua tiu falenderoj e ju perulem te gjitheve per mbeshtetjen e shumte ndaj kesaj deshire te re timen, per mesazhet e ngrohta dhe per qartesimin e shume-kerkuar te se drejtes te cilen e kam provuar shpesh here mbi kurrizin tim!