Ish-piloti i F1, Ralf Schumacher, vëllai më i vogël i shtatë herë kampionit të F1 Michael Schumacher, ka zbuluar në Instagram se është në një lidhje me një mashkull. Ai ka ndarë një foto të tij dhe partnerit, krah për krah, duke parë perëndimin me një mbishkrim ku shkruhet:
“Gjëja më e bukur në jetë është kur ke në krah partnerin e duhur, me të cilin mund të ndash gjithçka”.
Ralf Schumacher është piloti i parë i F1 që konfirmon se është në një marrëdhënie të të njëjtës gjini, gjë që e ka parë atë të marrë mbështetje të konsiderueshme nga miqtë dhe familja, dhe brenda F1. Ralf Schumacher ishte aktiv në F1 nga viti 1997 deri në vitin 2007.
Djali i Ralf Schumacher, David, ishte gjithashtu i shpejtë për të komentuar dhe lavdëruar vendimin e babait të tij.
“Jam shumë i lumtur që më në fund gjete dikë me të cilin ndihesh vërtet shumë rehat dhe i sigurt”,- komentoi piloti i ADAC GT Masters. "Qoftë burrë apo grua, jam 100% pas teje babi dhe të uroj gjithë të mirat. Urime."