Hendbolli kosovar është në zi, pasi një prej ikonave të këtij sporti është ndarë nga jeta. Agim Shkodra është larguar nga kjo jetë në moshën 59 vjeçare si shkak i një sëmundjeje. Ish lojtari i Dritës së Gjilanit ka luajtur për shumë vite, duke dhënë gjithçka që kjo gjini sportive të merrte hov në Kosovë.
Si portier, Shkodra e ka nisur karrierën në Gjilan e më pas te Buduçnosti në Pejë. Kontributi i tij në sport ishte qysh në vitet 1991-99, kohë kur sporti kosovar nisi të ndiente pavarsinë nga Jugosllavia. Agim Shkodra si trajner ka udhëhequr ekipet e Prishtinës dhe Kosovën në garat ndërkombëtare, duke arritur rezultate befasuese. Si një ikonë e hendbollit, pesha e tij në zbulimin e talenteve të reja ishte e madhe. Komuniteti i hendbollit në Kosovë ka shprehur ngushëllimet për miqtë dhe familjarët.
