Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Spezia vendos përfundimisht për Rey Manaj, i paguan shifrën e majme Barcelonës

Shkruar nga NEWSPORT
Spezia vendos përfundimisht për Rey Manaj, i paguan shifrën e

Skuadra e Serie A, Spezia, ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e Rey Manaj. Klubi italian është gati të paguajë plot 2.7 milionë euro për kartonin e Manaj, i cili zotërohet nga skuadra e Barcelonës.

Huazimi i Manaj te Spezia ka rezultuar pozitiv. Këtë sezon në Serie A, bomberi shqiptar ka luajtur 28 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 5 gola. I aftë për të luajtur në të tria pozicionet e sulmit, por dhe si sulmues i dytë, Manaj ka bindur klubin italian që të paguajë për kartonin e tij. Lajmi bëhet i ditur nga “Gazzetta dello Sport”.

Disa javë më parë, Manaj dha një intervistë për këtë gazetë italiane, ku u shpreh: “Kur nënshkrova për Barcelonën, po jetoja një ëndërr. Mendoja se isha në PlayStation, ishte një ndjesi fantastike. Do doja të qëndroja te Barcelona, por vendosa një bast me veten: Dua të jem diku ku jam i rëndësishëm. Te Spezia e ndjej se jam i rëndësishëm dhe e zgjodha këtë klub për projektin ambicioz që ka”, u shpreh Manaj asokohe.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga