Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Spalletti jashtë INTERIT? Klubi jep përgjigjen përfundimtare

Shkruar nga NEWSPORT
Spalletti jashtë INTERIT? Klubi jep përgjigjen përfundimtare

Drejtori sportiv i Interit Giuseppe Marotta deklaroi për mediat italiane se trajneri Luciano Spalletti nuk do të shkarkohet nga posti i teknikut, pavarësisht humbjes në shtëpi me Bolonjën në fundjavë.

"Është një moment i keq për Interin, që mund të tejkalohet falë kontributit e të gjithë elementëve, edhe me Spalletin. Nuk duhet të gjykohet ose të vihet në diskutim puna e tij. Ai është një trajner i mirë që po drejton ekipin në vendin e tretë në një situatë të vështirë. Duhet të jeni optimistë, duke ditur që ka gjëra për t'u përmirësuar. Sot ndodhemi në zoën e Champions League, kjo skuadër e ka në ADN", bëri me dije për mediat ish-drejtori i Juventusit.

Pas humbjes me Bolonjën 0-1 në shtëpi "San Siro", në mediat italiane u përfol se Spalletti do të shkarkohej menjëherë për t'i lënë vendin ish-futbollistit të Interit dhe Real Madridit Esteban Cambiasso.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga