Është mbyllur 2-1 për vendasit ndeshja mes Teutës dhe Kukësit. Të besuarit e Martinit kanë përmbysur verilindorët, duke kaluar në finalene Kupës së Shqipërisë, aty ku I pret Tirana. Kukësi nuk ia ka dalë që të mbajë rezultatin, pasi ishte Rroca që kaloi në avantazh të tijtë.
Ka qenë Kapllnai që ka barazuar shifrat disa sekonda pasi ka hyrë në fushë, ndërsa në të 83 minutë mbrojtësi Hoxha I ka dhënë finalen durrsakëve. Ndeshja në “Niko Dovana” ka qenë e luftuar, me vendasit që marrin hak për humbjen 3-0 të disa ditëve më parë në kampionat. Në 2 gusht në “Air Albania” do të zhvillohet finalja mes Tiranës dhe Teutës për trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Pas ndeshjes, për Gol pas Goli ka folur Rustem Hoxha, futbollisti I Teutës:
“E donim këtë kualifikim për 100 vjetor sepse duam që t’I japim qytetit Kupësn që ka vite që nuk vjen. Një gol I anulluar? Nuk më dha ndjesi sepse nuk u gëzova, te goli I dytë që shënva festova dhe ia dolëm të jemi në finale”, tha Hoxha fillimisht.
Çfarë ndodhi nga kampionati në Kupë? Ndeshjen e parë pësuam dy gola të shpejtë, Kukësi ka cilësi dhe të hap problem. Sot e kishim si finale sepse e donim këtë ndeshje, ishte si finale dhe kjo është ajo që ndryshoi.
Moviola te golat? Goli I parë nuk më duket faull, sepse Çyrbja nuk e ka shtyrë Krasniqin sa për faull. Te goli I anulluar kam qenë një pëllëmbë I avancuar, pak. Goli I fitores? Për mua është e vështirë, Krasniqi më mban në lojë. Shikoni dorën, është në limite.