Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sormani anashkalon Mazrekajn: Nuk ka sens të flas për të

Shkruar nga NEWSPORT
Sormani anashkalon Mazrekajn: Nuk ka sens të flas për të

Sormani foli menjëherë pas ndeshjes me Luftëtarin ku arriti të fitonte me rezulatin 1-0 me anë të 11-metërshi në fund të ndeshjes. Tekniku italian, u pyet nga gazetari i Supersport në lidhje me fantazistin Mazrekaj. Por ai iu shmang kësaj çështje duke thënë që të gjitha duhet të mbesin brenda familjes Partizani. Ai nuk pranoi të fliste gjatë për të, pasi nuk do ishte e udhës që pas një ndeshje zyrtare të skuadrës së tij të diskutohej për Mazrekajn.

"Për sa i përket Mazrekajt, dua të them që nuk ka sens të flas për të. Është një lojtari i yni dhe të gjitha lajmet që kanë dalë për të nuk mund të them nëse janë ose jo të vërteta. Te klubi ka burime të sigurta, por dua t'iu kujtoj që shpesh informoheni edhe nga burime jo të sigurta. Ai është një futbollist që vjen nga një dëmtim i gjatë dhe kur të jetë gati për të luajtur do ta përfshij në formacion", deklaroi Sormani për Supersport.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga