Sokol Cikalleshi mund të transferohet te skuadra e Antalyaspor. Sipas portalit turk, “Fanatik.turk.com”, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është në bisedime me ekipin ku aktivizohet edhe ish-lojtari i Barcelonës, Samuel Eto'o.
Klubi që ka kartonin e Cikalleshit, Basaksehir nuk e ka në plane sulmuesin kavajas.
Për këtë arsye, transferimi te Antalyaspor nuk do të ishte çudi.
Habi mbetet fakti se përse Basaksehir nuk pranoi që Cikalleshi të qëndronte te Akhisar, ekip ku luajti si i huazuar gjatë pjesës së dytë të sezonit që sapo u mbyll, por kërkoi që ai të rikthehej në skuadër menjëherë.
Poll
