
Rey Manaj është në qendër të merkatos. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po shkëlqen me Barcelonën dhe në dy ndeshje miqësore ka shënuar 4 gola. Pas këtyre paraqitjeve ofertat në merkato për lojtarin nuk kanë munguar.
Mediat në Itali bëjnë me dije se Sassolo po e ndjek me kujdes sulmuesin dhe nuk është dorëzuar, por do të tentojë të bind për të firmosur. Bomberin nga Lushnja ka ofertë gjithashtu nga Portugalia, por dëshira e tij e madhe mbetet që të luajë me skuadrën e parë të Barcelonës.
Trajneri Koeman pas këtyre dy ndeshjeve ka kërkuar që sulmuesi të mos largohet. Në ditët në vijim prite të zbulohet se cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit kuqezi.
Poll